Opozita bojkot kuvendit, s’njeh qeverinë
Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski deklaroi se pas ngjarjeve të sotme, deputetët e opozitës më nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Ai u bëri thirrje ithtarëtve të tij për mosdëgjueshmëri qytetare, duke paralajmëruar, siç tha, se Maqedonisë po i ndodh “kryengritje e përgjithshme popullore” dhe “5 Tetori” si në Serbi.
Paraprakisht, deputeti Igor Ivanovski tha se deputetët e opozitës me dhunë kanë qenë të përzërë nga Kuvendi dhe se pas ndodhive të sotme në Maqedoni më nuk ka Parlament.
Pas fjalimit të Cërvenkovskit, turma para Kuvendit filloi të shpërndahet.
Comments
Etiketa: Igor Ivanovski • LSDM










